Sentenca për historinë ka plotë, si për shembull :- ”Historiani mund të thotë se “kjo është e vërtetë” dhe çdo përgjigje tjetër është e gabuar, ndërsa është gjithmonë në gjendje të pohojë se “kjo ka ekzistuar” apo “kjo ka ndodhur” diku dhe dikur; se “ për këtë ekziston një e vërtetë”. Por, nga nga ana tjetër, është mirë që kurdoherë të punohet për të gjetur maksimumin e së vërtetës së asaj që ka ndodhur”. E vërteta historike, nëse do të qëndronim në të njëjtën terminologji të tillë, nuk është gjë tjetër veçse gjykimi dhe kritika të marra së bashku për të gjitha anët e një argumenti të dhënë. Feudalizmi ishte një epokë e re historike me shumë ngjarje të cilat lindën si pasojë e prodhimit dhe shkaqeve ekonomike, luftërat dhe faktorët e jashtëm vetëm sa e shpejtuan shfaqjen e feudalizmit. Zhvillimi i shtetit feudal shkoi krahas zhvillimit ekonomik të shoqërisë feudale në Europën Perëndimore. Çdo shtet feudal përbëhej nga bashkimi hierarkik i zotërimeve të mëdha feudale të veçanta. Shtresat e feudalëve ndërtuan marrëdhëniet e vasalitetit dhe hierarkinë feudale, të bazuara në parimin “Vasali i vasalit tim nuk është vasali im”. Sipas këtij sistemi, vasali i detyrohej vetëm senjorit të vet lokal. Në këtë bazë ndërtoheshin edhe deshtamentet e armatosura feudale. Por ky lloj sistemi krijonte shthyrjen dhe anarkinë duke nxitur grindje të vazhdueshme ndërmjet feudalëve, të cilat përfundonin në luftëra. Sistemi feudal gjatë zhvillimit të tij kaloi nëpërmjet tre periudhave. Në periudhën e feudale të hershme të zhvillimit dhe të rënies të shturjes së sistemit feudal. Kjo periudhë e feufdalizmit të hershëm përfshin shekujt V-XI dhe njihet si koha e formimit të rendit feudal, të shtresës së kalorërësve, të hierarkisë feudale dhe përhapjes së kishë katolike në të gjithë Europën Perëndimore. Në shekujt XI-XV, e cila përshin kohën e zhvillimit të feudalizmit jo vetëm të prodhimit në fshat, por edhe lindjen e qytetetve mesjetare e forcimit të qyteteve të lira ose qyteteve republikë. Krahas copëtimit feudal, filluan të lindin shtetet e mëdha të përqendruara, gjë që shoqërohej me forcimin e pushtetit mbretëror. Periudha e tretë përshin periudhëne shthurjes në fillim të shekullit XVI dhe në gjysmën e parë të shekullit XVII. Është koha kur në gjirin e feudalizmit lindin elementët e kapitalizmit, kryhet akumulimi fillestar i kapitalit, koha e të ashtuquajturit reformacion, e kryengritjeve fshatare dhe e revolucioneve të hershme borgjeze. Forma kryesore politike e shtetit në këtë periudhë është absolutizmi. Zhvillimi i marrëdhënieve feudale në vendet e Europës Perëndimore përcaktoi edhe sistemin e kompletimit të ushtrive në periudhën e feudalizmit të hershëm. Shërbimi ushtarak u bë privilegj i feudalëve Në vend të reparteve të përbëra prej fshatarësh dhe zejtarësh të lirë u krijuan repartet feudale të përbëra prej shtresave të feudalëve, për të ushtruar pushtetin ndaj fshatarësisë bujkrobe dhe qytetet feudale. Në bazën të krijimit të ushtrisë feudale qëndronte pronësia mbi tokën. Dhënia e pasurive tokësore vasalëve dhe nënvasalëve lidhej me detyrimin për të shërbyer me një numër ushtarësh dhe me pagimin e një takse. Ushtrinë e përbënin detashmentet e armatosur të feudalëve. Arma kryesore e ushtrisë në mesjetë ishte kalorësia. Qysh nga konsolidimi i pushtetit të aristokracisë me origjinë tutone në të gjitha vendet e Europës Perëndimore, këmbësoria filloj të shikohej me përbuzje, ndërsa aristokratët kudo hynin për të shërbyer në kalorësi, duke formuar kështu kalorësi të armatosur rëndë. Në kohën e Çingis –Hanit luftërat bëheshin ndryshe nga luftërat e Napoleonit të III, dhe në shekullin e X bëhej ndryshe nga luftërat e shekullit XIX. Mjetet e reja, format dhe metodat e luftimit nuk dalin vetëvetiu, por lindin si përfundim i veprimtarisë së ndërgjegjshme të njerëzve. Qysh në shekullin. XII-XIII, në vende të ndryshme të Europës si në Angli e Francë, u bënë reforma të rëndësishme ushtarake, të cilat mënjanuan sistemin ushtarak ekzistues. Zhvillimi i teknikës së shkrirjes së metaleve në shekullin XV, solli përmisime të mëdha në konstruksionin e artilerisë. Topat tani filluan të derdheshin prej hekuri, bakri, bronzi, sidoqoftë arti i qitjes ishte ende i ulët, shtretërit e topave ishin larg përsosmërisë së tyre. Me reformën e re ushtarake mbreti formonteushtrinë e vetë mercenare, që u nënshtrohej drepërdrejt urdhrave të tij. Si rrjedhim forcohej pushteti mbretëror dhe dobësohej pushteti i feudalëve të mëdhenj, sepse feudalët e mesëm dhe të vegjël e kalorësit, këtej e tutje mund të bënin pjesë lirisht në ushtrinë mbretërore. Një këmbësori të mirë krijuan edhe fshatarët zviceranë në luftërat e tyre për mbrojtjen e vendit nga sulmet e fisnikëve austriakë dhe burgonjas. Strategjia ishte nën varësinë e politikës mbretërore. Qëllimi kryesor ishte forcimi i shteteve absolute. Ndryshimi i strategjisë dhe i taktikave varej nga ndryshimi i situatave politike dhe i përbërjes së kualicioneve, ndërmjet dinastive etj. Vazhdonte të mbizotëronte strategjia kordon, sipas së cilës duhej të ishte njlloj i fortë në të gjitha pikat, dhe si rrjedhim forcat shpërndaheshin në mënyrë të barabartë në të gjitha drejtimet. Në periudhën e shthurjes së feudalizmit një interes të madh në pikëpamje të zhvillimit të llojeve të armëve dhe artit ushtarak paraqesin luftërat italiane. Këto luftëra filluan në vitin 1494 me fushatën e trupave franceze në Itali, nën komandën e Karlit VIII, dhe përfunduan neë vitin 1559. Njihet si një nga betejat më të ashpra të zhvillimit të artit ushtarak ajo e Ravenës. Ushtria franceze me 23 këmbësorë, rreth 5 mijë kalorës dhe 50 topa. Spanjollët kishin gjithsej 16 mijë veta, prej tyr 3 mijë kalorës dhe 24 topa. Kalorësia spanjolle për t’iu shmangur predhave të artilerisë së armikut i doli përballë kalorsisë franceze. Në këtë luftë është për të vënë theksin në përdorimin e fortifikimeve mbrojtëse të karakterit fushor, përgatitja me artilerin e sulmit. Zhvillimi i taktikës shkallë shkallë në shekujt XVI-XVII, duke kaluar nga rreshtimi i thellë në atë në vijë. Rreshtimet më tipike të ushtrimve në shekullin XVI janë rreshtimet e ushtrive hungareze, spanjolle, dhe hollandeze. Rreshtimi i ushtrisë hollandeze ishte ndryshe nga ushtritë europiane, ai ishte rreshtimi i trupave jo në kuadrate, por me vija në thellësi 6-7 rreshta. Musketjerët i vendosnin të përzier me ushtarët. U krijuan për herë të parë trupat vullnetare në gjysmën e dytë të shekullit XV në kuadrin e luftërave husite dhe luftërave fshatare në Çeki dhe Gjermani. Luftërat në Çeki e kanë zanafillën e vet në veprimtarinë atdhetare të rektorit të universitetit të Pragës Jan Husit, i cili u bë pishtar i revoltës popullore kundër zotërimit gjerman, revolt e cila u pasua me kryengritjen fshatare në luftë të ashpër si kundër kundër pushtuesve të huaj dhe kombëtar, ashtu edhe kundër sundimit feudal kishtar. U krijuan taboret të cilët kishin kampin me përbërje fashataro-pelebejan me një program revolucionar, kundërfeudal. Në fillim të marsit 1525 u krijua “Lidhja kristiane” me bashkimin, e çetave fshatare të Zhabavisë së Sipërme. Udhëheqja e lidhjes hyri në bisedime me ‘Bashkimin e Zabavisë”, organizatat e princërve dhe e fisnikërve e Gjermanisë Jugperëndimore. Hyrja në përbërjen e reparteve fshatare e lumpenoproletarëve endacakë ndikoi në shthurjen e disiplinës. E meta tjetër ishte në faktin që ato qëndruan në karakterin mbrojtës të veprimeve të tyre luftarake. Shtetet e përqendruara si Turqia kishin edhe qëllimet e tyre ekspasioniste të turqëve-osmanllinj për zgjerimin e perandorisë së tyre me anën e plaçkitjeve dhe luftërave grabiqare. Ato zhvilluan artin ushtarak, por edhe përgatitjen luftarake. Në shekullin IV-V në Perandorinë Bizantine filloi të shthuret rendi skllavopronar e lindi rendi feudal. Ndryshe nga Perandoria Romake e Perëndimit, në Perondorinë e Lindjes (të Bizantit), qyetet e ruajtën ende zhvillimin e tyre ekonomik, ato ishin qendra të fuqishme tregtare dhe zejtare. Në kohën e sundimit të perandorit Justinian pati përplasje të mëdha për pushtet dhe filloi fenomeni i dyndjeve të fiseve barbare brenda territorit të perandorisë gjë që solli shpejtimin e vendosjes e marrëdhënieve feudale. Në krye të administratës shtetërore ishte perandori i cili i kishte përqëndruar në duart e tija pushtetin civil, ushtarak dhe gjyqësor. Ushtria ishte e organizuar duke u mbështetur tek fashtarësia e lirë e cila në shumicë i kishte humbur tokat dhe ishin larguar nga bashkësia. Në këtë mënyrë u krijuanjë shtresë e veçantë fshatarësh-ushtarë të quajtur stratiotë. Shteti Bizantin bëri ushtarë edhe fshatarët që kishin tokë, duke i çliruar nga taksat. Stratiotët ishin organizuar në repartee kalorësish. Zakonisht qëndronin në tokat e tyre, në rast lufte, niseshin për në front me kuajt dhe armatimin e tyre. Arma kryesore e ushtrisë Bizantine ishte kalorësia, e cila ishte e organizuar në kalorësi të rëndë e në kalorësi të lehtë. Armatimi i armatimin kalorësisë së rëndë përfshinte atë me hark, heshtë të gjatë, dhe ndonjëherë edhe sopatë, këta quheshin kataraftë. Armatimi mbrojtës përfshinte, helmetën, mburojën dhe pancirin. Kalorësia e rëndë ishte forca goditëse e ushtrisë bizantine që gërshetonte disiplinën me lëvizmërinë. Rol të rëndësishëm lunate edhe kalorësia e lehtë e përbërë kryesisht nga harkëtarë të cilët lëviznin me shpejtësi, e me vrullin e mësymjes dhe kishin organizim të mirë. Struktura e ushtrisë bizantine e mbështetur në ndarjen territoriale administarativo–ushtarake ishte e ndërtuar në këtë mënyrë: reparti bazë administrativ dhe taktik ishte numri ose banda e përbërë me 300-400 njerëz e përafërt me një batalion. Kjo njësi komandohej nga turbuni ose konti, njësitë më të vogla në zonat kufitare quheshin klisarus dhe komandoheshin klisarku. Krijimi dhe konsolidimi i ushtrisë kaloi nëpërmjet një ecurie të gjatë sa që arriti numri i ushtrisë bizantine në 120 mijë deri në 150 mijë ushtarë. Shumë sulme të ndryshme bizantinët i thyen në portat e kalasë së Kostandinopolit në shekullin VII, për më tepër ato u bënë ushtria më e fortë në Mesdhe. Organizimi ushtarakak në Perandorinë Osmane në shekullin e XIII, ishte lindur dhe rritur në luftëra dhe fushata plaçkitjeje dhe u kthye në një shtet feudal–ushtarak dhe despotik. Fuqia e Perandorisë Bizantine kishte rënë (zotërimet e saja po i humbiste), osmallinjtë përfunduan pushtimin e Azisë së Vogël në kurriz të kësaj perandorie. Më 1354 turqit kaluan Dardanelet dhe u hodhën në Ballkan. Duke lënë mënjanë Kostandinopojën e rrethuar dhe të paralizuar, ata pushtuan brenda pak kohe Trakën Lindore. Në vitet e mëvonshme, turqit pushtuan vise të tjera në Ballkan dhe arritën deri në thellësi të Gadishullit. Për të fuqizuar sundimin e tyre, turqit krijuan sanxhaqet, që ishin njësi ushtarake-administrative. Në krye të sanxhakut qëndronte sanxhakbeu, që ishte komandant i ushtrisë dhe qeveritar i sanxhakut. Regjimi turk mbështetej në pronësinë feudale-ushtarake mbi tokën. Toka quhej pronë shtetërore. Sulltani e ndante atë në feude të mëdha e të vogla që quheshin timare, të cilat u shpërndaheshin feudalëve ushtarak (feudalë të shpatës) dhe fuksionarëve të administratës civile e gjyqësore (feudalë të ofiqeve). Karakteristik e artit ushtarak turk ishte bashkërendimi i veprimeve luftarake ndërmjet këmbësorisë dhe kalorësisë. Jeniçerët këmbësoria e përhershme, i jepnin përparësi zhvillimit të lufitmit mbrojtës në pozicione të fortifikuara, të ndërtuara me llogore të e te pajisura me pengesa të lehta. Spahinjtë shquheshin për forcën e tyre goditëse. Kalorësia e lehtë e hakërxhinjve përdorej për veprime të shpejta. Beteja e Nikopolit e zhvilluar në vitin 1396 ndërmjet turqve dhe ushtrisë kryqtare të komanduar nga mbreti i Hungarisë Sigmundi, ka karakteristikat e saja. Ushtria kryqtare me një efektiv prej 10 mijë vetash përbëhej nga hungarezë, anglezë, francezë, polakë, gjermanë, vllehë dhe italianë. Në betejën e Nikopolit u ndeshën dy sisteme ushtarake: rreshtimet kalorsiake të feudalëve dhe ushtria e përhershme e porsakrijuar turke. Disiplina e lartë ushtarake në ushtrinë turke dhe drejtimi i saj i përqendruar bënë të mundur realizimin e udhëheqjes taktike të trupave dhe organizimin e bashkëveprimit. Aftësia luftarake e forcave turke u sigurua gjithashtu edhe nga organizimi i mirë i furnizimit të tyre me ushqim. Ndryshe ndodhi me ushtritë feudale kryqtare. Atyre u mungonte një këmbësori e fuqishme e aftë për të plotësuar detyra të rëndësishme luftarake, u mungonte disiplina dhe drejtimi i përqëndruar, fortifikimi fushor i pozicioneve mbrojtëse qe i panjohur për to, gjë që i vuri ushtritë feudale përballë situatave të papritura. Këto ishin shkaqet që përcaktuan disfatën e ushtrisë kryqtare. Kësaj periudhe i takojnë edhe luftërat 25 vjeçare të Skënderbeut që zhvilloi kundër turqve-osmanllinj, në shekullin XV. Skënderbeu është i pari strateg ushtarak në Europë që krijoi ushtrinë e përhershme, përveç kësaj ai ngriti ushtrinë e forcave rezervë më parimin “burrë për shtëpi”. Një zhvillim të gjerë mori në ushtrinë shqiptare përdorimi i kalorsisë. Epërsia e kësaj kalorësie qëndronte në lëvizmërinë e lartë dhe në aftësinë për manovër të gjerë e të thellë. Stategjia dhetaktika e Skënderbeut u shquan për karakterin e tyre krijues e vendimtar. Ata u shmangën nga parimet e rregullat e ngurta të artit ushtarak mesjetar dhe, duke përvetësuar arritjet më të mira të kohës, gjetën e përdorën me mjeshtëri forma të reja në fushën e luftës së armatosur. E stërvitur për të luftuar si brenda dhe jashtë kështjellës në fushë të hapur, ushtria shqiptare kishte për detyrë asgjesimin e forcës së gjallë të armikut. Për mbrojtjen e kështjellave ushtria shqiptare nuk veproi sipas rregullave fikse. Ajo përdori një taktikë të re,brenda kështjellave linte pak forca, ndërsa forcat kryesore i mbante jashtë tyre, me detyrë të sulmonin armikun e të lehtësonin mbrojtjen. Në këtë mënyrë Skënderbeu bëri një hap të madh cilësor në taktikën e luftimit mbrojtës, duke vënë në jetë parimin “mbrohu” duke sulmuar. Në periudhën e shthurjes së feuadalizmit arti ushtarak mori një zhvillim më të vrullshëm. Kjo erdhi për shkak se lindën disa element të kapitalizmit dhe nisi përdorimi i armëve të zjarrit në shkallë të gjerë. Sidomos u rrit numri sasia dhe cilësia e artilerisë, këmbësoria u bë përsëri arma kryesore në fushën e lufimit. Filloi fortifikimi xhenier i vendit. U kalua nga rreshtimi me kuadrate të thella në fushën e luftimit, në taktikën e luftimit në vijë. Revolucioni hollandez; që u mpleks me luftën kundër pushimit spanjoll, ushtroi një ndikim të thellë në artin ushtarak në Europën e ardhshme. Përfundoi lufta 100 vjeçare. Revolucioni borgjez francez i vitit 1789-1793 është revolucioni i parë në histori, që përfundoi me fitoren e boirgjezisë mbi feudalizmin. Revolucioni borgjez francez tronditi nga themelet Europën e atëhershme monarkike dhe gjysmë feudale me parrullat “Liri, barazi, vëllazërim” e cila u tremb nga pasojat organizoi kualion dhe shpërtheu luftërat për ta mbytur revolucionin. Borgjezia jep paratë, fshatarët parcelarë japin ushtarët; emancipimi i dy klasave nga vargonjtë feudalë dhe korporativë është kushti i domosdoshëm për lindjen e ushtrive kolosale të kohës së sotme; ndërsa shkalla e pasurisë dhe e kulturës, e lidhur me këtë shkallë të zhvillimit shoqëror, është kusht po aq i domosdoshëm për furnizimin e ushtrive modern me sasinë e nevojshme të armëve, të municioneve, të ushqimeve etj., për krijimin e kuadrove të nevojshme të oficerëve të shkolluar dhe për zhvillimin intelektual të vetë ushtarëve. Furnizimi i vazhdueshëm i ushtrisë dhe karakteri masiv i saj, në njerëz dhe mjete luftarake ishte rrjedhojë e emancipimit të borgjezisë dhe fshatarësisë. Nga vendet europiane vetëm Rusia, si rezultat i prpapambetjes së saj gjysmëbarbare ishte më e papjekura për të përdorur sistemin Napoleonian të zhvillimit të luftës. Në vitin 1794 populli francez mobilizoi 180 mijë vetë në ushtrinë efektive ndaj 700 mijë njërëzve që kishte kualicioni europian. Në kohën e Napoleonit afati i shërbimit ushtarak u rrit në 7 vjet. Ai krijoi kushte për njësi të tjera të veteranëve të cilëve iu dha privilegje për të inkurajuar shërbimin suplemtar. Me këta veteran Napoleoni krijoi gardën Perandorake e cial ishte mbështetja kryesore e tij dhe në luftë e përdorte si rezervën e fundit. Kështu shkallë shkallë ushtria e humbi frymën demokratike, gjë që ndikoi në grushtin e shtetit që u krijua më 9-10 dhjetor të vitit 1799, si rrjedhim i të cilit Napoleoni u vu në krye të qeverisë dhe mori pothuajse pushtet të pakufizuar. Termat ushtarak armat, divizion, dhe korpuse, brigada, regjimente i përkasin kësaj periudhe. Vëmendje të veçantë Napoleoni i kushtonte shfrytëzimit të artilerisë, të cilën e përdorte në mënyrë masive duke përqëndruar në një pikë qindra topa. Ai nuk interesohej për organizimin nëpër armata, por për grupet e korpusve, hapja e të cilave bazohej në idenë e manovrës. U krijuan grupe korpusesh strategjike dhe taktike. Rreshtimi në kolonë dhe jo në vijë ishte më efikas dhe kjo bënte që të lodhej kundërshtari Pushkatarët me rreshtimin e tyre prishnin rreshtimin e armikut, ndërsa kolonat jepnin goditje me bajoneta. U rrit shumë roli i komandantëve të reparteve. Napoleoni ishte roli i individit në histori, ku mund të përmendim betejën Austerlicit (2 dhjetor 1805) dhe Jenës (14 tetor 1806). Napoleoni konsolidoi pushtetin e tij në Gjermaninë Perëndimore dhe një pjesë të asaj Qendrore duke themeluar konfederatën e Rinit, më 8 tetor 1806. Në fushatën e Austerlicit u arritën objektivat strategjike: u asgjesuaushtria ruso-austriake dhe Anglia mori një goditje shumë të rëndë si frymëzuese e kualicionit. Napoleoni i mori krahët ushtrisë prusiane dhe i preu rrugët kryesore të komunikacionit. Dështimi i fushatës së Napoleonit në Rusi është një tjetër faqe e historisë së luftërave. Ai depërtoi në thellësi të territorit të një vendi me sipërfaqe të madhe, por të varfër. Strategu anglez Velingntoni, i kish marrë më të mirat artit ushtarak të Napoleonit, por ndryshoi rreshtimin e trupave duke i vendosur në vijë e jo në kolona. Periudha e mëvonshme në fillim të shekullit XIX shënon luftën e Krimesë (1853-1856) e cila u zhvillua ndërmjet Rusisë cariste që kishte filluar të hynte në rrugën e kapitalizmit dhe Anglisë e Francës dhe Turqisë nga ana tjetër. Në këtë kualicionin anglo-frank-turk u bashkua edhe mbretëria e Sardenjës e cila dërgoi në Krime një ushtri prej 15 mijë vetësh. Kjo luftë nga përvoja taktike solli një risi në zhvillimin e taktikës së këmbësorisë, në përdorimin e artilerisë në masë dhe fortifikimin xhenier. U përdorën nga ushtritë anglo-franceze pushkët me vjaska, ndërsa ushtria ruse ishte armatosur me pushkë pa vjaska të modelit të vitit 1828, që mbusheshin nga gryka. Mbrojtja e Sevastopolit përbën ngjarjen më të rëndësishme të luftës e cila zgjati 349 ditë, duke u prishur planet ushtrive aleate për arrittjen e një suksesi të shpejt në Krime. Duke qenë se iu dha prioritet fortifikimit xhenier mbrojtja e Sevastopoplit hodhi një hap të ri në zhvillimin metodave pozicionale të luftës. Një shikim i mirë i kësaj mbrojtjeje tregoi edhe përgatitjen e dobët të gjeneralëve rusë, të cilët kishin një shkollim të prapambetur dhe nga shkaqet ekonomike të perandorisë ruse e cila pas kësaj lufte u detyrua të hiqte në vitin 1861 sistemin e bujkrobërisë. Një tipar i rëndësishëm i luftërave të shekullit XIX është rritja e luftës çlirimtare kundër armikut që kishte depërtuar në brendësi të vendit, si në Spanjë kundër pushtimit francez, luftërat e popullit italian nën drejtimin e Garibaldit dhe lufta e popullit francez gjatë luftës franko-prusiane të viteve 1870-1871. Operacionet pushtuese të Napoleonit kundër ushtrisë mbretërore spanjolle në vitin 1808 dhe rrëzimi i dinastisë së burbonëve që sundonte në atë kohë në Spanjë u krye me sukses. Por Napoleonit i kushtoi shumë kjo luftë me përqendrimin e 300 mijë trupave në mënyrë që të mbante gadishullin Iberik në zbatim të politikës së tij të bllokadës kontinentale. Në Spanjë Napoleoni pësoi disfatën e tij të parë. Lëvizja Garibaldiane kundër regjimit feudalo absolutist, sundimit të egër austriak si dhe luftën për bashkimin politik të Italisë ishte ngjarje e madhe historike. Përpjestime të reja mori lufta franko-prusiane. Megjithëse ushtria gjermane kishte pushtuar gati një të tretën e Francës, depërtimi i saj në thellësi, po bëhej gjithnjë e më i rrezikshëm, sepse po luftohej kundër një armiku të pakapshëm që gjendej kudo siç ishte qëndresa popullore franceze në vitin 1870-1871 dhe tradhëtia e borgjezisë franceze që me nënshkrimin e një trakatati paqeje me pushtuesit shiti interesat e vendit, Faktorët që sollën Komunën e Parisit në rrethana tepër të ndërlikuara , në kohën e luftës franko-prusiane ku më 2 shtator u zunë rob mbi 100 mijë ushtarë francezë, solli si pasojë revolucionin e 4 shtatorit, i cili rrëzoi monarkinë dhe vendosi republikë. Dekreti i parë i Komunës ishtezhdukja e ushtrisësë përhershme dhe zëvendësimi i saj nga garda e kombëtare, e cila do të përbëhet nga të gjithë qytetarët e aftë për të mbajtur armë. Qeverija e Versajës në bashkëpunim me Bismarkun e rrethuan Parisin më 150 mijë trupa dhe për 7 ditë u zhvilluan betejat më të të tmerrshme dhe u ushtrua një terror i egër ndaj komunarëve të cilët ishin gati të vdisnin me armë në dorë duke thirrur “Rroftë Komuna!”. Parisi humbi rreth 100 mijë nga bijtë e tij më të mirë.
_____________
Timoleo GURI