Gazetar, qytetar dhe qeveritar menaxhoni me gjakftohtësi situatën. Ndryshe me atë çfarë po transmetoni dhe informoni po i bëni dëm vendit. Deklarata kanunore e kthejnë 500 vjet prapa Shqipërinë. Mendoni për të ardhmen jo vetëm të Thethit, por të vendit. Asnjë shqiptar nuk duhet të manipulohet dhe aq më tepër turistët. Diku fle lepuri për ta krijuar këtë situatë. Sot do të ishim në luftë me Kosovën a e kuptoni sa e thellë është kjo punë. Mos u bëni kavie si dikur që vinin në Veriun e Shqipërisë etnolog e kulturolog për të parë “kullën” e ngujimit. Indro Montaneli në librin e tij “Shqipëria Një dhe njëmijë” e theksonte se kur pa Shkodrën e rënuar u mërzit shumë, por kur rrëshqisja maleve të Shqipërisë së vjetër më dukej vetja në një ishull të Evropës”Thule” (Ky ishulll është në fund të Norvegjisë në një humbëtir të saj), ja pra të tillë e quante me të drejtë gazetari italian këtë vend, por ai e quajti mrekulli prekjen me dorë të këtyre malësorëve që kishin mbrojtur vendin nga të huajt me trimëri dhe zbatonin zakonet e vjetra. Montaneli hyri në shtëpiat e malësorëve dhe u intersua për mënyrën e jetesës doket e zakonet dhe veçanërisht si zbatohej kanuni. Por në kapitullin “Rënia dhe Rilindja ai shkruan si më poshtë: “Tani, të kuptohemi, ky regjim fisnor dhe patriarkal i Shqipërisë së Veriut nuk është më aq i fortë si dikur, ndoshta mezi i mbijeton vetvetes i gërryer pak nga pak nga zhvillimi i ngadalshëm i jetës së vendit drejt formash dhe kriteresh më të përditësuara. Tirana, shumë ngadalë, por në mënyrë të pamëshirshme, po i zgjat tentakulat e saj deri këtu lart, prefektët dhe ligjet e saj, tërheqin, përthithin, shpërbëjnë. Malësia mbetet ende e paarritshme, por jo më si tridhjetë vjet më parë, në kohën e turqve. Të rinjtë, këta rabdomantë ( një hyjni e cila besonte se gjithçka bëhej me anën e shkopit magjik), të përjetshëm të progresit, shkëputen nga tradita, hapin veshët dhe mendjet ndaj ideve të reja shoqërore, venë në diskutim autoritetin e bajraktarit, minojnë paragjykimet dhe bindjet që deri më tani u janë imponuar si rregulla të zakonit malsor. Bëjnë, pra, atë që kanë bërë të gjithë të rinjtë e vendeve në të gjitha kohërat shembin. Ndërsa pleqtë bëjnë atë që kanë bërë gjithnjë pleqtë e të gjitha vendeve në të gjitha kohërat: mbrojnë. Sot, ndoshta, ndryshimi i vetëm është se rinia e ka më pak gabim dhe pleqtë kanë disi më pak të drejtë. Politikisht, një i huaj i ç’interesuar që e do Shqipërinë, siç mund të jetë një italian, dhe që tek Shqipëria dhe e ardhmja e saj beson ngultas, nuk mund të mos jetë me të rinjtë. Sentimentalisht nuk mund të mos jetë edhe me pleqtë, të paktën në keqardhjen parandaluese për atë çfarë ka qenë deri tani dhe është ende pjesërisht poezia e çiltër dhe qëndrueshmëria morale e jetës malësore. Ai i malësorëve është një mësim i madh njerëzor, një mësim vyrtytesh individuale, që nuk do të doja t’i shihja të shkatërruara në emër të një vyrtyti shoqëror , qoftë ai edhe më i lartë, por vetëm të harmonizuara me të. Ndoshta është e pamundur. Dhe në është e pamundur, është e drejtë që ato të bien. Por është po aq e drejtë që ai që ka jetuar pak kohë midis këtyre malësorëve të ashpër dhe krenarë, midis këtyre kullave të shpërndara të malit që të huajt ia hapin dyert për ta mbështjellë në një frymë të ngrohtë mikpritjeje të përzemërt; që ai ka pasur mundësinë ta masë personalisht çiltërsinë e këtyre shpirtrave të thjeshtë dhe të fortë, sakrficën e përditshme, besnikërinë e palëkundur ndaj zakoneve të veta, lidhjen e thellë me familjen dhe shenjtërinë e fjalës së dhënë të malësorëve; është gjithashtu e drejtë, them unë, që ai të ndjejë keqardhje për rënien e gjithë kësaj, për zvogëlimin e pashmëngshëm të cilit do t’i duhet t’i nështrohet Malësia për t’u bërë një provincë e Shqipërisë, një e vetme dhe e madhe, për të kryer procesin e bashkimit kombëtar tashmë në zhvillim të plotë. Sakrificë shumë më e lavdërueshme, pasi malësorët, duke humbur fizionominë e tyre, do të humbasin diçka me të vërtetë fisnike, markën arstokratike, emblemën. Por vetëm për të fituar një tjetër të tillë” Po ashtu edhe studiues të tjerë deri ditët e sotme eksplorojnë Shqipërinë edhe për këtë arsye se është kthyer “Kanuni” që po i ha kokën shqiptarëve, si në Veri edhe në Jug të vendit. Në dejet e mija është gjaku i atyre që krijuan “Kanunin e Labërisë” dhe Kurd Pashë së Beratit, i cili ishte në hasmëriherë me Mahmud Pashë Bushatlliun dhe herë me Ali Pashë Tepelenën, të cilët për turp të tyre nuk u bashkuan për të bërë Shqipërinë, por menduan vetëm për feudin e vetë dhe u lidhën herë me lindjen dhe herë me perëndiminm me dreq e shejtanë, vetëm e vetëm që të mos iu prekej pasuria.
Thethi na dhemb të gjithëve
Opinion
July 14, 2025
perpjekjashqiptare.al
Related Posts
LIDERSHIPI NË DRITËN E DIELLIT TË DIOGJENIT
Nga Arben MALAJ Një përballje mes pushtetit dhe urtësisë që sfidon kohën 1. Hyrje – Dy figura, dy botëkuptime. Në…
Morali dhe Ligji
Nga Arben ISARAJ Morali dhe Ligji: A përputhen gjithmonë?A është më e rëndësishme të zbatosh Ligjin apo Moralin? Në veprimet…
Sa shumë pasuri në histori dhe sa pak investojmë për imazhin e vendit.
Tek sa kam përditësuar në faqen time të facebook, një nga ngjarjet më të ndritura të historisë së luftës për…
Miku im më i mirë…
Nga Kasriot KOTONI ______________________ “Miku im më mirë, ai që më çoi drejt një libri të ri” Abraham Lincoln Historia…
Këshilltarëve të Hekalit u këndohet kënga, po këtyre të Bashkisë së Tiranës, çfarë kënge do t’u këndohet?
Votimi në Këshillin Bashkiak të Tiranës u shfaq si një dilemë e vjetër: “Më mirë servil apo mosmirënjohës?” Ky postulat,…
Luigji Pirandello: “Nuk ka më të çmendur në botë se ai që mendon se ka të drejtë…”
Luigi Pirandello (28 qershor 1867 – 10 DHJETOR 1936) Fitues i Çmimit Nobel për Letërsinë në vitin 1934. Pirandelo është…
Njeriu apo inteligjenca artificiale?
Nga Ditmir BUSHATI Nuk është një temë debati apo çështje titujsh sensacional vetëm në Shqipëri. Tema është aktuale por përgjigjja…
Sfidat e BE-së në përballjen e (de)rregullimit
Nga Arben MALAJ Thomas Jefferson, Presidenti i tretë i SHBA-ve që në vitet 1800 do të theksonte se: “Qeveria më…
LETËR E HAPUR KRYEMINISTRIT EDI RAMA
Nga Osman STAFA Zoti Kryeministër, Ndërsa ju shëtisni përmes kopshtit “Eden” që u ndërtua për 4.3 milionë euro brenda godinës…
Indro Montanelli: “Nëse hasni një gazetar të pasur, mos i besoni!”
Indro Montanelli Gazetaria ka qenë gjithmonë një profesion i vështirë, shpesh i nënvlerësuar, por me një mision të madh: t’i…