Monday

27-10-2025 Vol 19

Indro Montaneli për Shqipërinë

Në kapitullin e parë -” Nga Durrësi në Shkodër” ai sapo mbërriti në Durrës ridëgjoi fjalën Shqipëri. Përshkrimi i Durrësit nga Indro Montaneli është sa me fakte po aq emocionues, gjë që tregon, se është po aq edhe një gazetar i mirinformuar për historinë e Shqipërisë. Për Montanelin qyteti Durrësit është një lagunë pa Venecian, ashtu siç janë nga pak të gjitha portet e tjera shqiptare. Ngrihet mbi një ishull të vogël të mbrojtur mirë prej erërave nga një kurriz pothuajse dyqind metra i lartë dhe bashkohet me bregun me dy rripa të hollë toke mes të cilave përgjumet laguna. Tek e fundit nuk është një qytet, por janë tre qytete të shtrsëzuara mbi njëri tjetrin. Durrësi romak-Dyrrahachium- ai venedikas e bizantin dhe ai shqiptar. Si një orrakul Montaneli na paralajmëron me një informacion të begat kur shkruan si më poshtë: “E kaluara është ndoshta më e shkëlqyer se ardhmja e tij”. E ka zanafillën në lashtësinë greke se të parët që i kuptuan avantazhet që afronte ky mol qenë kërkirotët, koloninë Epidamnosit, një koloni tregtare e paracaktuar për tregtinë mes Greqisë dhe Ilirisë. Më pas kur Iliria u bë një provincë romake, tregtarët epirotas u zëvendësuan nga ushtarët e Republikës dhe në një kështjellë të armatosur. Rrënojat e kësaj kështjelle përbëjnë edhe sot e kësaj dite murin rrethues të qytetit, i cili duket sikur ndihet ende i mbrojtur prej tij. Kjo mburojë rezultoi e pamposhtur për vetë romakët që e kishin ndërtuar: kjo ndodhi në vitin 48 para Krishtit, kur Çezari, pasi ngujoi në të një ushtri të Pompeut, nuk arriti dot më ta detyronte të kapitullonte. Mbërritja e legjioneve republikane daton fillimin e një epoke të artë të Durrësit, skelë e ushtrive të paracaktuara për të shtruar Ilirët dhe Maqedonasit e trazuar dhe pikënisje e asaj rruge Egnatia të cilët romakët e ndërtuan përmes luginës së Shkumbinit. Kjo rrugë lidhej me rrugën Apia në Brindizi. Durrësi lulëzoi dhe rilulëzoi edhe pas tërmetit të vitit 314. Por rënia e Durrësit lidhet me rënien e Romës. Durrësi epokën e tij të artë e pati me rrugën Egnatia thekson Montaneli duke përmendur një studiues gjerman me emrin Veith-i. Durrësi pasi ra Roma nuk ishte veç një provincë e Brindisit. Sundimi i Venedikasve filloi më vonë pas sundimeve të Robert Gruiskardit dhe të anzhuinëve si dhe pas tërmetit të vitit 1273. Venediku u bë sovran në këto troje për më shumë se një shekull. Ende sot Shqipëria ruan sot shumë tipare të një leksiku të një province venedikase. Sundimi osman ka qenë më i gjatë. Ky sundim shënoi rënien e Durrësit. Filloi të lulëzoi vetëm në kohën e luftërave ballkakanike, kur serbët pretendonin ta kishin portin e tyre dhe kur erdhi princ Vidi ishte kryeqyteti i Shqiprisë. Durrësi në sytë e Montanelit ishte një qytet me 6 mijë banor dhe e shihte me perspektivë lidhjen e tij me Shqipërinë e mesme si nga Tirana dhe Elbasani. Për Montanelin zgjerimi dhe hapja e portit dhe një skele e cila kishte përfunduar së punuari ishin porta më rëndësishme e hyrjes së perëndimit në Shqipëri. Durrësi bashkë me Shkodrën janë kryeurat e perëndimit. Me hir ose me pahir qytetërimi ndjek ende, internerarin e legjioneve romake rrugën Apia dhe rrugën Egnatia dhe ky nuk është thjesht një opinon i atij që shkruan. Por është një kompas me qendër Romën dhe rreze vijën Romë-Tiranë. Më tej Indro Montaneli vazhdon natyrisht duke i thurur rreshta 30 vjetëve të hyrjes së kapitalit italian në Shqipëri. Tirana shkruan ai: ngrihet, ose më mirë shtrihet, në një fushëgropë të rrafshët, rreth njëqind e tridhjetë metra mbi nivelin e detit, det prej të cilit nuk është më larg se tridhjetë e pesë kilometra rruge të mirë, për të mbërritur në Durrës portin natyral të Tiranës. Është një qytet që nuk ka qenë kurr i lashtë, sepse edhe në kohërat e lashta ka qenë modern. Në të banonin pothuajse vetëm zotërinj të mëdhenj, plutokracia e kohës e përbër nga latifonndistët e bejlerët që vinin verës për ajër të freskët dhe të shëndetshëm, duke i shpëtuar malaries dhe zhagushisë së Durrësit. Tirana është Kopshti i Mbretërisë. Më së shumti se sa nga e bukura ajo synon madhështoren, më shumë se për finesën ajo synon rehatinë. Popullsia e saj rritet dita ditës duke berë të kotë statistikat. Për këtë popullsi në rritje qyteti është bër i ngushtë dhe kërkon shfrim në lindje dhe në perëndim. Ka një jetë tregtare aktive, shoqërisht intensive, ka hotele të kënaqëshme, ka shërbime të mira, është një botë e përzier në mënyrë piktoreske, aty gjen toskun trgtarin dinak të shpërngulur në qytet për të shitur prodhimet e tij, me kostumin bardh e zi, aty gjen epirotasin me fustanellën e tij, mirditorin e veriut të ashpër dhe aristokratik, ciganin , maqedonasin, malaziasin, sllavin; gjen aty borgjezin e Tiranës, i cili ndodhet në Tiranë për shkak të rrethanave rastësore, sepse mund ta gjeje krej njëlloj edhe në Romë ose në Milano, gjen aty zonja me peliçe, vendalie dhe të huaja , gjen gra prej fshatit, këmbëzbathura dhe të rreckosura, makina luksoze dhe karroca parahistorike. Gjen pastaj botën ndërkombëtare, sidomos atë diplomatike, edhe këtu si çdo lloj kryeqytetit të botës, është po i njëjti ritual, me brixhin dhe çajin e saj. Këtu e veçanta është se këta bien shumë në sy për shkak të ngushtësisë së qytetit, kjo i jep tonin jetës mondane. Tirana nuk shkëlqen për dëfrime, kjo, jo. Ka tre kinema të shëmtuara, dhe asnjë teatër. Por klubi italo-shqiptar në anë të Pallatit mbretëror do ta mbushë boshllëkun. Vlerësimi i lartë i gazetarit italian shkonë edhe më tej, për klubin “Skënderbej” (kompleksi nga stadium deri tek ish teatrit), do t’i japë dorën e fundit mobilimit perëndimor të Tiranës dhe do t’i lejojë jo vetëm studiuesve, por edhe njerëzve që merren me sport dhe njerëzve që duan artin vendas dhe të huaj të mos ua kenë zilinë më shumë atyre të Romës dhe të Londrës. Kjo krahinë qendrore, as mal as fushë, as veri e as jug, është sot më e zhvilluara. Ndoshta edhe më pak e pastra, nga ana racore, sepse nuk është as toske e as gege; dhe afërsia dhe lehtësia e detit ka nxitur njerëzit e zonave tregtare të vijnë në Tiranë. Shqiptari qendrës është më pak i prirur ndaj hajnisë dhe aventurës. Nga Mati e poshtë është më pak luftëtar, është më shumë tregtar dhe fshatar. Ndërsa shqiptarët e veriut, thellësisht aristokratë dhe konservatorë, edhe nga ana racore konservatorë, i kanë jetuar shekujt e historisë së tyre në një izolim të shkëlqyer, që nuk u ka lejuar atyre as kontakte dhe as përzierje me sllavët fqinjë. Nga Mati e poshtë janë helenizuar duket kanë udhëtuar prelatët e kishë ortodokse. Këta të qendrës ende nuk janë helenizuar si ata të jugut, por ndikimi ndihet në doket e zakonet nëpërmjet një ndjenje kritike e të stërholluar, një depërtueshmërie më të madhe nga idetë dhe kërkesat e reja, një embrion intelektuazmi. Nëse Tirana do të ishte kryeqtet, jo i Shqipërisë, por vetëm i kësaj krahine qëndrore, ajo do ishte përsosmërisht dhe intonuar në barazpeshë absolute. Por është kryeqyteti i Shqipërisë dhe Shqipëria nuk është e gjitha këtu. Kujdes periferinë: pikërisht këtu kanë shpërthyer të gjitha kryengritjet, edhe ato më të fundit.Disa kilometra larg Tiranës ndodhet një qytet i çuditshëm i Shqipërisë pas Beratit ndodhet Kruja. Të thuash të vërtetën ky nuk është një qytet, por një Pazar i mbuluar shkruan Indro Montaneli. Një zot e di kush e ndërtoi atje lart 600 metra mbi nivelin e detit, në një shpatinë të sertë, zanafillat e Krujës janë të mistershme. Por themeluesit e Krujës duhet të kenë qenë estetë vetmitarë me dëshirën e madhe për të bukurën dhe ua kanë treansmetuar edhe trashëgimtarëve në breza. Nën hijen e një kështjelle arkaike, të lartësuar nga kujtimi i Skënderbeut, përpara një panorama bukurie të ashpër jetojnë katër mijë kopshtarë me shije toskane, të apasionuar pas ullishtarisë. Por Kruja nuk është veçse një episod arkaik i mërguar në mes karakterit modern të Shqipërisë së mesme. Nuk jeton, mbijeton në një skenar që duket pothuajse artificial, aq shumë ndryshim për nga madhështia me një pamje fantastikeqë e ka zëvendësuar malin me kodrën dhe e ka zbutur strukturën karstike të veriut duke i dhënë formën tarracave shkallë-shkallë me një profil të ëmbël. U ndala në Milot për të krijuar një ide mbi fshatin fushor shqiptar. Janë fshatra të mbyllura buzë rruge. Por nga Preza e tutje filluam të kishim kontakt me kodrën dhe pyllin, duke rëshqitur në zonat moçalore të Ishmit dhe Drinit, pamjet ishin ekstremisht të bukura. Urat mbi lumin Mat ishin të shkëlqyera. Deri sa arritëm në Lezhë në respekt të historisë u dtyrova të ndaloja. Në Lezhë, më 18 janar 1468 ka vdekur Skënderbeu, ky njeri i madhë i politikës shqiptare. Si të mos ndalesha te varri? Por varri i tij ishte zhdukur, nuk dihet dhe as përse. Ky qytet mes Matit dhe Zadrimës e ka humbur rëndësinë, aty banojnë nën muret e kalasë rreth njëmijë banor. U ngritëm nga një shtëpi që kishte vetëm një qylim të shtruar aty në hanin ku kishim lënë makinën dhe u nisëm drejt Shkodrës. Në fushat e Zadrimës që ishte e barazlarguar 20 kilometra edhe nga Lezha edhe nga Shkodra. Zadrima e pasur me tokën e zezë më të çmuar se ari. Kur mbërritëm në Shkdër, kishte rënë ndërkaq errësira. Më interesonte, jo dhe aq qyteti që sot se është në rënie, sesa krahina, qendër kryeqytet i së cilës është. Qyteti ka pamjen e një fjalëkryqi të qëndisur sipas drejtimeve të Bunës, të Drinit dhe Kirit, I dallueshëm në kohë dhe hapësirë: lagja e vjetër nga ajo e reja, lagja e krishterë nga ajo muslimane. E kaluara i shkullon rrënojat e saj në pjërrësinë veriore të kodrës së Rozafatit që ngrihet mbi Drinin pothuajse si ta ndalojë të pushtojë fushën përreth. Natyrisht ky qytet i vjetër është nga më interesantit, më i pa rehatshmit dhe më piktoresku me “lagjen e tij të lëkurpunuesve”, me “Xhaminë e plumbit”, me pazarin e tij kumbues dhe shumëngjyrësh. Orientalizmi i kësaj lagjeje duket i vënë aty enkas për të nxjerrë më mirë në pah oksidentalizmin. Dhe pikërisht për këtë oksidentalizmin e kësaj lagjeje shkodranët janë krenarë dhe nuk e kanë gabim. Bëra një hetim për hesapin tim. Që Shkodra është në rënie shihet me sy të lirë dhe askush nuk ka çfarë të bëjë asgjë, sepse arësyet e rënies së tij janë gjeografike. Mali i Zi që dikur e kanalizonte tregëtinë me Shkodrën sot e kanalizon tregtin me Danubin nëpërmjet hekurudhës së Vardarit. Pastaj kemi dhe “shpikjen” e Tiranës. “Shpikje” e quajnë shkodranët. Tirana bën si të gjithë kryeqytet e reja të vendeve të reja: është qytei parveny, borgjezi i pafytyrë dhe parelli në kërkim të privilegjeve të aristokratit: komandon dhe gllabëron, çon ujë në mullirin e tij, shtyp rivalët, shtrydh me taksa, i izolon duke bërë të rëndojnë rreth vetes rrjete rrugore, i prish pak nga pak autonomitë vendore. Shkodra, po na merr frymënnët shtojnë të zemëruar edhe se “po na mbyt, po na merr frymën” Por a do të mund ishte ndryshe? Mjaft të mendohet për historinë shqiptare, krejt e dërmuar dhe e sfilitur, dhe e ndarë dhe e ndryshme, çdo fshat, çdo fis kanë historinë e tyre. Të këqijat, këtij populli plot plagë i kanë ardhur nga këto përarçarje e dhëmbëzuar, nga kjo përçarje jo vetëm krahinore, por edhe shoqërore, psikologjike. Për pyetjen: “Përse duhet të jetë Tirana kryeqytet dhe jo Shkodra që ka qenë në historin e Shqipërisë? Që ka qenë qendra më e populluar dhe e zhvilluar më shumë? Ishte pyetje e njëjtë në çdo qytet ku njerëzit argumentonin, pse të mos ishte Durrësi, Elbasani Vlora apo Korça kryeqytet. Tirana na kushton thoshin ata: vetëm na merr pa dhënë asgjë. Miliona për sheshet e saj, për rrugët e saj, miliona për ujësjellësin e saj. Gjithçka duhej bërë për Tiranën se nuk kishte asgjë. Dhe për çfarë arësye kur Shqipëria kishte shumë qytete që historikisht kishin më shumë të drejtë të emëroheshin kryeqytet. Shkodra pati lulëzimin e saj në periudhën e car Stefan Dushanit, serb, dhe nën venedikasit; pastaj qe kështjellë e katoliçizmit dhe e tillë është edhe sot për të gjithë krahinën si qendër e katoliçizmit, shkruan ndër të tjera Indro Montaneli. Anën e vërtetë të Shkodrës, atë madhështoren e saj nuk e kuptova veçse më pas, pasi lashë pas krahëve qytetin dhe po kacaviresha përgjatë shpateve të maleve që sundojnë në veri dhe në lindje. Atëhere e kuptova paradoksin shkodran, kontradiktën e saj piktoreske, kuptimin e saj prej “Thule e fundit” ose (ishulli i fundit i Sherlandit në Norvegji, vendi më i largët dhe më i fundit). Kjo kështjellë e perëndimit, kjo kokrizë Evrope e ngulur aty për të përfaqësuar krahinën shqiptare më mesjetare dhe më antievropiane.

Kastriot Kotoni

perpjekjashqiptare.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *