
Nga Kastriot KOTONI
Një rrethanë e rastit i dha fund qëndrimit në Paris. Në qytetin e Nicës të Francës kishte vdekur ministri i jashtëm i Turqisë, Fuat Pasha. Ambasada Turke në Paris, për përcjelljen e trupi të tij në Stamboll, ngarkoi Hasan Tahsinin. Pasi u bënë nderimet dhe ceremonia e rastit, i hipur në anije lufte, Tahsini arriti në Stamboll. Në kryeqendrën e Perandorisë Osmane zhvillohej një luftë e ashpër midis forcave përparimtare, që aspironin për vendosjen e rendit borgjez dhe forcave të reaksionit feudal. Deri në atë kohë ishin bërë disa përçapje për hapjen e univeristetit, por pa sukse. Pengesë ishte bërë kleri fanatic islam, i cili ishte në krye të vendit në shtetin teokratik Osman dhe monopolin e tij shekullor në fushën e arsimit. Hasan Tahsini iu përvesh punës për çeljen e universitetit, punoi për përgatitjen dhe hartimin e programeve të teksteve shkollore dhe fill pas kësaj u aprovua ligji mbi arsimin tre shkallësh në Turqi, të ulët, të mesëm dhe të lartë sipas modelit francez. Hasan Tahsini u emërua rektor i universitetit të sapokrijuar në Perandorinë Osmane. Faktet flasin se siç ka shkruar studiuesi turk Ismail Habibi “Ky person HasanTahsini njihej si koka më e madhe, dhe prandaj u caktua si drejtues në universitetin e parë të Perandorisë Osmane.
”Në ceremoninë e përurimit ku mernin pjesë edhe studentët e medreseve po ashtu edhe personalitetet të larta shtetërore kryeministri së bashku me ministrat e tij të kabinetit ministror fjalimi programatik i Hasan Tahsinit ishte aq i rrjedhshëm në mendime sa që tregonte shkallën e lartë dhe dijenitë e gjera të Profesor Hasan Tahsinit shkruan rilindasi dhe nxënësi i tij Sami Frashëri. Hasan Tahsini si Rektor i Universitetit të parë të Perandorisë Osmane thirri për të dhënë mësim dijetarë të shquar si turq, ashtu edhe të kombësive të tjera. Qysh në fillim u pa se kish një kontradiktë që duhej zgjidhur midis nivelit të lartë të mësimeve dhe studentëve që kishin nivel të ulët. Ndaj për këtë arsyje doli nevoja e organizimit të kursit të leksioneve përgatitore. Gjithashtu Hoxha Tahsini kishte organizuar kursin e leksioneve të lira (të hapura), çdo mbrëmje muajin e Rramazanit. Ligjeratat e tij, mbi rolin e ajrit për qeniet e gjalla ose për shkencën dhe artin e letërsinë tregojnë pjesëmarrësit e shumtë në to të cilët i dëshmojnë nëpërmjet librave të shkruar. Në një tavolinë përpara kishte veglat përkatëse, një aparat respirator (për heqjen e ajrit), një kambanë të rrumbullakët të futur Brenda saj. Para se të fillonte eksperimentin, ua trgoi shpendin shikuesve të shumtë që mbushnin sallën dhe duke i hequr ajrin me istrumentin pneumatik nga këmbana dhe shpendi ngordhi. Mirëpo ky eksperiment shkaktoi tek njerëzit fanatikë shqetësim e diskutim. Sipas Sami Frashërit i cili në lidhje me këtë ngjarje shkruan: Në një rast që dha mësim të përgjithshëm u keqkuptua nga të pranishmit e asaj mbledhjeje. Edhe sipas një autori gjerman i cili shprehet me të drejtë: me eksperimentet fizike ai krijoi urrejtjen e ulemave dhe u cilësua magjistar heretik dhe i pafe. Ky ishte rasti i parë që feja e shfrytëzoi për ta goditur rektorin, por objektivi kryesor ishte që të mbyllej universiteti. Mirëpo gjatë mbajtjes së konferencës u bë një zhurmë e madhe nga një grup obskurantistësh (hoxhallarësh), me ngritjen e tyre në këmbë, pasuar nga talebët. Ata bërtitën kundër të dy profesorëve Hasan Tahsinit dhe Xhemal Afganit duke i etiketuar si “kaurrë””, “dinsëzë” (pafe) dhe kërkuan largimin e tyre nga universiteti. Rezultati i kësaj fushate denigruese ishte shkarkimi nga detyra e rektorit Hasan Tahsin dhe largimi nga puna. Studiuesi turk Ismail Habib shkruan: “Megjithë armiqësinë e masës fanatike, kundër mohimeve të mjedisit, ai qëndroi i papërkulur me gjoks hapur si një luftëtar, duke mbrojtur shkencën dhe dijen”. Shkarkimi i Hasan Tahsinit dhe mbyllja e univesrsitetit nuk qe i rastit. Ai në rradhë të parë me veprimtarinë e tij shkencore cënoi pozitat e fesë, duke punuar me zell për laicizmin e arsimit. Gjithashtu atë e goditën për pikëpamjet e tij përparimtare, si një nga frymëzuesit kryesor e lëvizjes demokratike në Turqi dhe të lëvizjes atdhetare në fillim të viteve 1870 në Shqipëri. Një faqe e ndritur në biografinë e Hasan Tahsinit është lidhja e tij me lëvizjen patriotike shqiptare. Pas kthimit nga Parisi, në Stamboll ai u muar me organizimin e takimeve për ringjalljen e Shoqërisë Kombëtare, për hapjen e shkollave shqipe dhe shtypjen e librave shqip. Në shtëpinë Rustem Pashë Leskovikut diskutonin rrreth alfabetit të vetëm kombëtar me atdhetrë të njohur si Mustafa Naili, Sulejman Pasha, Seit Toptani, Ismail Qemali, Pashko Vasa, Kostandin Kristoforidhi etj; H. Tahsini mbronte mendimin që alfabeti i përbashkët të kishte aq shkronja të thjeshta njëformëshe sa ka gjuha e jonë e sotme shqipe zanore dhe bashkëtingëllore, në vend të alfabeteve të shumtë që ishin në përdorim dhe pengonin mësimin e gjuhës shqipe ( si alfabetin latin në Shkodër, alfabetin grek ndër ortodoksët e jugut, alfabeti arab midis muslimanëve, alfabeti i Daskal Todrit dhe Veqilharxhit në disa krahina të veçanta). Gjatë viteve 1869-1872, kur Hasan Tahsini ishte në Stamboll, hapi në medresenë e vogël të tij një seminar, ku merrnin mësim rilindasit shqiptarë dhe disa të tjerë, si armenë, arabë e ndonjë rilindas turk, si Abdylhak Hamiti. Aty ai jepte mësime shkence dhe patriotizmi, i ushqente me idetë e lirisë, demokracisë, progresit shkruan Laurant Bica. Në veçanti ai u kujdes për të riun e sapoardhur atëherenë Stamboll, Sami Frashërin të cilin e mbajti afër. Samiu qe nxënësi më besnik i Hasan Tahsinit dhe e adhuronte mësuesin e vet. Tek ai Hasani zbuloi një patriot të shquar dhe një talent me aftësi të mëdha krijuese, ideologun e ardhshëm të lëvizjes kombëtare shqiptare. Hasan Tahsini ishte një nga përfaqësuesit më me zë i cili shihte si etapën e parë të domosdoshme autonominë e Shqipërisë nga Perandoria Osmane drejt pavarësisë së plotë të saj. Projekti i tij me moton: “Të punojmë për lirinë e vendit tonë, dhe të ngrejmë një principatë ose një demokraci shqiptare.” Në kushtet e një ilegaliteti të plotë, e ndjekur si nga Porta e Lartë dhe Patriakana lëvizja kombëtare shqiptare me në krye Hasan Tahsinin po krijonte një qendër organizative në Stamboll. Sidiqoftë baza e lëvizjes është Shqipëria, ndaj u ndje nevoja e aktivizimit Brenda vendit. Në këto rrethana Hasni merr rrugën për në Shqipëri nga mesi i viteve 1870-1875. Konsulli francez në Janinë August Dozon e takoi Kristoforidhin në Tiranë. Mori vesh prej tij se tashmë kishte një lëvizje të tërë politike arsimore midis shqiptarëve. Ai raportoi në Ministrinë e Punëvem të Jashtëme të Francës për përpjekjen e Kristoforidhit dhe Hasan Tahsinit që të përpunonin gjuhën shqipe deri në nivelin e një gjuhe të shkruar dhe gjithashtu të përhapnin arsimin në gjuhën amtare, duke i ngritur një gardhë helenizmit. Në Delvinë Hasani punoi me rilindasin Naim Frashëri I cili në atë kohë ishte me detyrën e nënpunësit të doganës së Sarandës. Në Berat nxënësi dhe bashkëpunëtori i tij Babë Dudë Karbunara, me të cilin përpiqen të hapin një shkollë shqipe. Në Tiranë qëndroi në shtëpinë e patriotit Seit Toptani së bashku me Kristoforidhin dhe janë munduar me përhapë ndjenjat kombëtare ndër muslimanët dhe ndër të krishterë. Në Shkodër takohet me patriotët e atjeshëm Zef Jubani, Isuf Tabaku etj…, dhe bisedojnë për shtrirjen e luftës me armë në dorë kundër Turqisë. Veprimtaria e tij tërhoqi vëmendjen e konsujve të huaj francezë, anglezë, austrohungarezë, të cilët vunë në dukje se pasuesit e tij mund të jenë në numër shumë të madh në Shqipërinë e Epërme e të Poshtëme, madje edhe në Stamboll. Ata theksojnë se “Predikonte lirinë kombëtare midis bashkëatdhetarëve.” Kriza lindore e viteve 1870 i gjeti shqiptarët me marrëdhënie të acaruara në kulm me Perandorinë Osmane: lëvizjet popullore antiosmane të periudhës së Tanzimatit u shtuan, sepse edhe ideologjia e Rilindjes kishte filluar të pushtonte mendjet e zemrat e përfaqësuesve më të përparuar të inteligjencës shqiptare të kohës, që u vunë në krye të masave, udhëheqësve dhe idologëve si Abdyl Frashëri, Hasn Tahsini etj…, u vuri në rend të ditës çështjen e fatit të mëtejshëm të kombit shqiptar. Për këtë u pa e nevojshme ngritja e një Komiteti Qendror Kombëtar, që do të drejtonte kryengritjen e armatosur në Shqipëri. Atdhetarët shqiptarë shfrytëzuançeljen e parlamentit të dytë Osman në dhjetor të vitit 1877, për të organizuar në Stamboll një takim në shkallë kombëtare. Në përfundim të bisedimeve të fshehta më 18 dhjetor 1877 u formua Komiteti Qendror për Mbrojtjen Kombëtare e të Drejtave të Kombësisë Shqiptare, me kryetar Abdyl Frashërin. Në të u përfshinë figurat më të shquara të lëvizjes kombëtare shqiptare si: Hasan Tahsini, Pashko Vasa, Jani Vreto, Ymer Prizreni (Koroneci), Sami Frashëri, Zija Prishtina, Iljaz Dibra (Qoku), Mehmet Ali Vrioni, Mihal Harito, Seit Toptani, Mustafa Vlora, Abedin Dino, Ahmet Koronica, Mane Tahirietj. Me 1000 vullnetarë të cilët ishin nga zona e Konispolit Hasan Tahsini hidhet në luftë për mbrojtjen e tokave shqiptare nga shovinistët grekë. Në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit siç shkruan Laurant Bica ai ka qenë anëtar i saj, pork a legjenda se ai është zgjedhur delegat i Çamërisë. Kreërët shqiptarë pas përfundimit të Luftës ruso-turke morën guximin për t’I kërkuar, veç të tjerash, Portës së Lartë e Sulltanit formimin e vilajetit shqiptar. Për herë të parë kjo çështje u trajtua nga Komiteti I Stambollit gjatë dhjetëditëshit të tretë të muajit shtator 1978, në një mbledhje të fshehtë të tij, nën drejtimin e Abdyl Frashërit. Hasan Tahsini ka marrë pjesë në formulimin e programit autonomist, ndërsa për punimet e Mledhjes së Dibrës ka qenë në dijeni të plotë. Hasan Tahsini ishte një ndër themeluesit e Shoqërisë së Stambollit, një nga anëtarët më të shquar të saj. Ai do të botojë kanonizmën e saj në faqet e revistës Dituria, që e nxirrte vetë në Stamboll, ashtu siç bëri Sami Frashëri për Lidhjen e Prizrenit në gazetën që ai nxirrte ai, Terxhumani Shark (Zëndhënësi i Lidhjes), për programin e saj. Hasani nga lodhja e studimi nga vuajtet dhe nga varfëria vdiq në moshën 70 vjeçare. Tek koka rreth shtratit të tij s’iu nda deri sa vdiq ishte nxënësi dhe shoku i tij Sami Frashëri. Dashuria e atdheut dhe e kombësisë-shkruante Sami Frashëri në revistën Hafa-ishte tepër e fortë në shpirtin e tij, inteligjenca e tij tepër e gjerë, dukej sikur do të përpinte gjithë diturinë për t’ia kushtuar atdheut, interesin e të cilit e mendonte aq sa ishte gati të sakrifikonte për të edhe jetën. Një ndër aspektet e rëndësishme të këtij dijetari janë edhe botimet e librave si Astronomia, Bazat e astronomisë, Gjithësia, Kubeja e qiellit, Kalendar, Pasqyra e diellit apo e gjithësisë, Rregulluesi i orëve me anë të diellit, Historia e krijimit të botës, Të fshehtat e ujit e të ajrit, Psikologjia ose shkenca e Psikikës, Edukimi i fëmijëve, Shkrimet e popujve, Alfabeti metodik shqiptar, Thesari i akteve, Mbi biblografinë dhe vyrtytet e Said Aga Tarakçiut, Ligji i natyrës i përkthyer, po ashtu Stinët e vitit i përkthyer, Udhëtimet e Guliverit i përkthyer, Traktatet filozofike pot ë përkthyer nga H.Tahsini. Një plan tjetër i tarjtesës shkencore të Laurant Bicaj në veprën e tij kushtuar Tahsinit, janë edhe idetë filozofike të tij. Hasani kishte një kulturë të gjerë filozofike. Ai njihte mirë historinë e filozofinë e antikitetit grek, dijetarët arabë, filozofët e kohës së re të Perëndimit etj. Janë ruajtur pak vepra të tijat në biblotekat turke dhe në vendin tonë, prandaj thekson Bica bazë për të sqaruar botëkuptimin e Tahsimit janë librat Astronomia dhe Psikologjia si dhe disa poezi si Gjithësia etj. Sipas RizaTefikut ai është i rrymës së filozofisë pozitiviste dhe ka ndikuar shumë filozofia gjermane dhe padyshim Kanti, por siç vërejnë studiues të ndryshëm ai pas kthimit nga Franca erdhi si një filozof i formuar dhe u përpoq të reformontefenë zyrtare të islamizmit. Qëllimi I tij ishte për ta bërë më tolerante këtë fe, në mënyrë që të bëhej e mundur depërtimi I ideve dhe I shkencave të reja që i hapnin rrugën zhvillimit borgjez, progresist të vendit. Pikëpamjet filozofike të Hasan Tahsinit u formuan nën dnikimin e filozofisë arabe të Mesjetës, të iluminizmit frëng, të racionalizmit gjerman dhe të mendimit filozofik të Turqisë. Sami Frashëri ka theksuar ndikimin e madh që pati filozofia arabe e Mesjetës tek H.Tahsini. Nidikimi i Ibn Sina dhe i Ibn Ruzhdiut ka qenë i madh tek Hasani. Idetë kryesore të iluministëve në tërësi i gjejmë tek Hasani nëpërmjet mendimit të lirë që u shfaq prej tij në formë deizmi. Idenë e “fesë natyrore” që e gjejmë tek Volteri, Rusoi etj. Ndryshe nga Volteri nuk mundi të shkëputej prej teologjisë, megjithë kritikën që i bëri fesë katolike dogmave të kishës, duke e dënuar atë si forcë sociale, Volteri nuk e la bosh vendin e saj, ai krijoi “qenien supreme”. Tahsini thekson se në morinë e interesave, në plan të parë duhet të vihen ato të përgjithshme, të mbarë shoqërisë. Hasani e sheh zhvillimin e shoqërisë tek forca shpirtërore në përsosjen shpirtërore dhe morale e intelektuale të njerëzve, nëpërmjet përparimit të shkencës, kulturës e arsimit. Por Tahsini ka studiuar edhe ligjin e ruajtjes e transformimit të lëvizjeve. Për këtë problem, ai i kapërcen materialistët mekanicistët, të cilët e reduktonin lëvizjen vetëm si lëvizja termike, elektrike, kimike, biologjike etj.