
Albanologu i njohur Brian D. Joseph, profesor në Universitetin Shtetëror të Ohajos në SHBA, jep këtë njoftim në FaceBook-un e tij:
“Përshëndetje të gjithëve,
Ky postim ka për qëllim të njoftojë një libër, ndonëse ndoshta do të duhej të thoja “të njoftojë librin”, sepse tani, më në fund, pas më shumë se njëzet vjet pune, mund të njoftoj, përnjëmend, botimin e The Balkan Languages (Gjuhët Ballkanike), nga Cambridge University Press, një vepër e përbashkët me Victor Friedman nga Universiteti i Çikagos.
Botimi në shtyp në Mbretërinë e Bashkuar është caktuar për më 26 qershor 2025 dhe libri është në dispozicion falas si një punim me akses të hapur të plotë në:
cambridge.org/core/books/balkanlanguages/DF1897CA3A024BFF3AB73392CD28822E
Përmes lidhjes së dhënë më sipër, mund të shkarkoni një version të plotë PDF të librit me një mijë faqe (përveç një pjese) duke përdorur butonin në krye të listës së kapitujve online; gjithashtu, nëse dëshironi, mund ta lexoni në internet kapitull pas kapitulli. E vetmja pjesë që mungon është bibliografia prej 129 faqesh, e cila do të jetë e disponueshme në një faqe me materiale shtesë pas datës së botimit në MB.
Libri përmban shumë informacion mbi gjuhët e Ballkanit: shqipen, rumanishten lindore (aromanishten, meglenorumanishten dhe rumanishten), greqishten, judezmon, romanes, gjuhët sllave të jugut (bullgarishten, maqedonishten dhe serbishten) dhe turqishten, me referenca edhe për shumë gjuhë të tjera. Është një studim mbi kontaktin gjuhësor, por edhe mbi përshkrimin sinkronik dhe diakronik të këtyre gjuhëve.
Shijojeni!
Brian D. Joseph”
_______________
Hi all — this post is to announce a book, though I should perhaps say, “announce the book”, as now — and finally — after more than two decades of work, I can announce, for real, the publication of The Balkan languages (Cambridge University Press), a joint opus by Victor Friedman of the U of Chicago and myself. It has a UK print publication date of 26 June 2025, and it is available for free as a fully open access work at
cambridge.org/core/books/balkanlanguages/DF1897CA3A024BFF3AB73392CD28822E.
Through the link given above, you can download a full pdf of the thousand-page book (except for one piece) via a button at the top of the list of on-line chapters, but you can also read it on-line and put it together chapter by chapter if you like. All that is missing is the 129-page bibliography which will be made available on a page with supplementary material sometime after the UK publication date.
The book has lots of information about these languages of the Balkans: Albanian, Eastern Romance (Aromanian, Meglenoromanian, and Romanian), Greek, Judezmo, Romani, South Slavic (Bulgarian, Macedonian, and Serbian), and Turkish, with reference to numerous other languages as well. It is a study in language contact but also the synchrony and diachrony of these languages.
Enjoy!
–Brian