Monday

27-10-2025 Vol 19

Ledian Goga, shqiptari që shpëtoi dy jetë të fëmijëve grekë

Shtypi e mediat greke po i bëjnë jehonë të jashtëzakonshme veprimit të emigrantit shqiptar atje, Ledian Goga, i cili u hodh në lumë dhe shpëtoi nga mbytja dy vëllezër grekë 12 e 15 vjeç. Postimi në FacceBook i psikologut Dhimitrios I. Petrunias duket se ka qenë burimi i parë i këtij lajmi që për pak kohë ka marrë mijëra pëlqime e mirënjohje, si dhe shumë shpërndarje në këtë rrjet.

Ja statusi i psikologut që citon fjalët e shqiptarit që shpëtoi djemtë:

Quhet Ledian Goga. Është burri që u hodh në lumin Arachtos dhe shpëtoi dy fëmijët e mitur.

“- Po pija kafe aty pranë. Erdhi një fëmijë dhe kërkoi ndihmë. Së pari nxora njërin prej tyre. Pastaj u ktheva për të dytin. U hodha, por nuk e gjeja. U hodha nga varka, ishte shumë thellë, 5-6 metra. E pashë të shtrirë në fund, e kapa dhe me vështirësi e nxora jashtë. Jam i huaj, por kjo nuk ka rëndësi. Thjesht bëra detyrën time. Në atë moment mendova për fëmijët e mi. Uroj që të jetojnë, të zgjohen dhe të ecin përpara në jetën e tyre. Jam shumë i prekur.”

Të falenderojmë, njeri i mirë!

perpjekjashqiptare.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *