Monday

27-10-2025 Vol 19

𝐀𝐠𝐱𝐩 𝐕𝐱𝐧𝐜𝐚: Elegji pĂ«r TiranĂ«n time

Mund tĂ« jetĂ« njĂ« imazh i ‎1 person, duke studiuar dhe ‎teksti qĂ« thotĂ« "‎ObserverKult Observerkult Ś•Ś•Ś•â€Ž"‎‎

Nuk e njoh qytetin, as nuk më njeh ai.

Kemi ndryshuar shumë, shumë që të dy.

MungojnĂ« miqtĂ« e vjetĂ«r, s’po gjej miq tĂ« rinj.

Shekulli është tjetër, bota, gjithsesi.

Eci rrugës vetëm, me një barrë mendime

Kërkoj miqtë e vjetër, kërkoj veten time.

Bëra burg për ty, dikur, Tirana ime

Shkaku i një vule, shkaku i një vize!

Bëra burg për ty, mbyllur në qeli

Po nuk isha vetëm, qeshë me miqtë e mi.

Ku janë ata burra, ku tulaten, vallë?

Lëngojnë në shtëpi apo në spital?

Janë dyndur ngamos, kanë marrë botën në sy:

Europë, Amerikë, azil në pleqëri


Ca të tjerë flenë gjumë, diku në periferi

Në Sharrë a Tufinë, nën një qiell gri.

Eci bulevardit, sheshit Skënderbe

Larg mali i Dajtit, mbuluar me re.

Ka ndryshuar Tirana, s’ështĂ« mĂ« ajo qĂ« ish

Tani është Nju-Jork, Berlin, Romë, Paris


Vinçat ngrenë krye, rrokaqiej plot

Makina pa fund, njerëz, zhurmë e smog.

Kafenetë cit, baret cep më cep

Me çuna e goca e muzikë rep.

Pije e orgji deri në mëngjes

Dikush hiqet zharg, dikush ndofta vdes.

U flas si vëlla, shqip u flas, për besë.

Njëri më sheh vëngër, tjetri më përqesh.

ǒtë bëj, ku të shkoj, me kë të pi një gotë:

Gëzuar, Dritëro! Ave, Moikom!

KĂ«rkoj TiranĂ«n time, por s’po e gjej dot

S’mĂ« mbetet tjetĂ«r, miq, veç tĂ« derdh njĂ« lot.

perpjekjashqiptare.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *