Monday

27-10-2025 Vol 19

Ambasada Amerikane, mesazh qytetarëve: Vota nuk ka çmim!

Zgjedhjet e 11 majit, Ambasada Amerikane mesazh qytetarëve: Vota nuk ka

Ambasada amerikane në Tiranë ka publikuar së fundmi një mesazh të rëndësishëm për qytetarët në lidhje me zgjedhjet e 11 majit. Ambasada shkruan se vota është zëri i qytetarëve dhe se ajo nuk ka çmim.

Më tej theksohet se përmes votës përcaktohet e ardhmja e votuese. Ky mesazh vjen dy ditë para zgjedhjeve ndërsa partitë politike po përgatiten që sot të mbyllin fushatën elektorale.

Gjatë fushatës janë denoncuar nga partitë politike raste të krimeve elektorale nga blerja e votës dhe presionet ndaj qytetarëve për të votuar më 11 maji. Mesazhi i ambasadës thekson rëndësinë e votës dhe fuqisë që ka çdo qytetar për të zgjedhur qeverinë që do të drejtojë vendin dhe se duhet votuar pa e shitur atë.

“Vota jote është zëri yt. Vota jote është e ardhmja jote. Vota jote nuk ka çmim” – shkruhet në postimin e saj.

perpjekjashqiptare.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *