Monday

27-10-2025 Vol 19

“TESTAMENTI” i Skënder Drinit

Nga Zija VUKAJ
Në tregimin “Testamenti” Drini e parasheh dhe e përshkruan largimin e tij nga kjo botë si çastin e nisjes së një objekti fluturues drejt humnerave të pafundme të universit. Koha e numërimit mbrapsht dhe e komandës për t’u shkëputur nga kronotopi, për këtë vizitor kozmik, është punë sekondash, aq sa zgjat segmenti 3, 2, 1, 0. Dhe brenda këtij segmenti Drini paraqet gjithë kuptimin e ekzistencës së tij. Brenda kësaj vendkohe, ky udhëtar shijon eternitetin e vet. Tresekondëshi i fundit i qëndrimit në Hjustonin e tij, në kozmodromin e lamtumirës, është më se i mjaftueshëm për të pasqyruar jo vetëm përjetësinë, por edhe shijen e jetës dhe të vdekjes; absurdin e ekzistencës dhe transhendencën e jetës së njeriut, si koha dhe misticizmi i një klithme humane.

perpjekjashqiptare.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *