

Nga Kastriot KOTONI
Kombet dhe historia e tyre si nocion janë sajesë e Stalinit. Bismarku shpiku romantizmin nacionalist dhe rusët, shtetet kombe. Tash, pas disa përpjekjeve për të pasur një qeveri botërore nën emrin OKB dhe me një Këshill Sigurimi, dolën nga kolonializmi shumë popuj. Edhe pse njeriu në vetvete e ka gjetur fabulën e justifikimit të zhvillimit teknologjik nën emrin e lirisë, demokracisë, komunizmit etj., ai gjithmonë ka kërkuar të zotërojë natyrën nëpërmjet shkencës. Shkenca ka promovuar epërsinë e fiseve dhe popujve që nga krijimi i armëve dhe lavdisë, por edhe gjetjen e burimeve natyrore përtej hapësirave të liqeneve dhe detrave me shpikjen e luftrave të detrave, avionëve e raketave e hibride, bakterologjike e kush e di sa emrave siç thotë italiani Makiavel “qëllimi justifikon mjetin.” Bota globale i ngushtoi hapësirat e komunikimit dhe njëkohësisht i parapriu teknologjisë pasrobotike e cila do të shndërrohet në një pafundësi zgjidhjesh, por në fakt tregon shpirtin vetvrasës të rracës njerëzore. A nuk erdhi njeriu përtej gjinisë së vet (me liritë e tij, transformoi veten dhe mbërritëm tek “prindi 1” dhe “prindi 2”)? Kombet teknologjike nuk maten me numrin e popullsisë, aty ku teknologjia ecën pa kontroll bie morali shoqëror dhe virtytet e popujve apo Antropologjia kulturore, deontologjia e tyre. Një kulturë e re është pranuar nga dhuna teknologjike që erdhi si sëmundjet e bardha, apo të sheqerosura me mbivendosje tautologjinë e mitive të lashtësisë. Ja pra që konservatorizmi në planetin tokë nuk ekziston? Sot disa miliarderë sponsorizojnë anije kozmike në eksplorim të planeteve të tjera. Pak të tjerë miliarderë po blejnë toka në planetin Mars? A nuk është kjo toka ku po jetojmë ne, një hapësirë tepër e vogël dhe pa intres për disa konservatorë, të cilët mendojnë se, sa më pak njerëz të ketë rruzulli tokësor, aq më mirë do të ishte? Ndaj shpikën bomba bërthamore… Shtetet kombe që kanë më shumë uranium, litium dhe industrinë e mikroçipave, do të ekzistokan?! …Veç me një dallim, shfarosjen e masive të popullsive nën emrin e kombeve teknologjike.
Të pashpresë janë njerzit, si gjithmonë, kur mashtrohen nga ideologjitë, por që në fakt nuk kishin asnjëherë mundësi reaguese, sepse shpikjet për shplarjen e trurit janë pjesë e luftës teknologjike. Kujtojmë shfarosjet e Hitlerit… Sot monumentet e lashtësisë, si artefakte të qytetërimeve të lashta, janë në një çip robotik dhe nuk është nevoja t’i ruash apo t’i mirëmbash. Ju, po të doni, merrni me një program teknologjik zërin e Eneas, Aristotelit, Pavarotit dhe katragjyshërve tuaj, me zë dhe figurë, dhe thërrisni “rroftë teknologjia!”… Të ringresh lavdinë e humbur, edhe këtë kombi teknologjik ta ofron, por që do mbillnim kaq shpejt asgjësimin e qenies tonë, këtë s’do të kemi shansin ta shohim, sepse nuk do ta dimë fundin e teknologjisë… Do të kërkojmë artefaktet për fyellin e princit Çarls në planetet e pazbuluara…
________________________________________________________________________________________________________________