Në asnjë vend të botës demokratike nuk ka mundësi të vijojë për të qenë ende kryeministër, nëse ai ndodhet përballë një rënieje të tillë.
Asnjë justifikim nuk ka për një kryeministër, kur ky ndodhet përballë një rënieje ekonomike si kjo që i ka ndodhur sot qeverisë Rama.

Nga Spartak NGJELA
Pse në Shqipëri nuk ka zhvillim, por vetëm fjalë kryeministrash që shkojnë e vinë e nuk thonë asgjë në lidhje me zhvillimin kombëtar?
Prodhimi industrial nuk ekziston në Shqipëri, këtu ka vetëm një prodhim bujqësor të çalë, dhe Shqipëria thuajse nuk ka fare eksport.
Por sot nuk ka fare investime në prodhimin e mallrave, dhe ka vetëm disa investime për pjesë rrugësh.
Zhvillimi i një kombi dhe një shteti është prodhimi i mallrave.
Por sa është prodhimi i mallrave në Shqipëri, cili është tregu i Shqipërisë sot?
Mbi 90 përqind të mallrave të konsumit të gjerë sot vijnë nga importi.
Po prodhimi i Shqipërisë?
Në Shqipëri gjithçka është në rënie, kurse kryeministri Rama del në media e flet gjepura dhe nuk thotë asgjë në lidhje me zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, në një kohë që të gjitha parametrat e tregut i janë në rënie.
Pse, ende nuk e di një kryeministër shqiptar që rënia ekonomike duke qenë ai kryeministër, e detyron këtë kryeministër që ai të japë dorëheqjen!
E di kryeministri Rama se posti i kryeministrit në thelbin e vet është tender në lidhje me zhvillimin e tregut, si prodhim bujqësor dhe prodhim i industrisë, por dhe i transportit në të gjitha parametrat e tij në Republikën e Shqipërisë?
Eksportet e Shqipërisë pësuan rënie për vitin e tretë radhazi gjatë vitit 2024, dhe kjo bëhet e ditur nga të dhënat e publikuara nga Instituti i Statistikave. Rënie u shënua në të gjitha grupmallrat, ku më e theksuara ishte rënia te energjia dhe mineralet, me 24% dhe me 22%.
Grupi veçanërisht i rëndësishëm që i përket punësimit në industrinë e tekstileve dhe këpucëve, është në rënie. Por na duhet të theksojmë se ky punësim ka mbajtur prioritetin në eksportet e vendit, por që ka pasur rënie në masën 17%.
Por këtu duhet të theksojmë se…
Rënia e eksporteve ka nisur në vitin 2023, pas rritjes së shpejtë gjatë krizës së vitit 2022, por kjo tregon që qeveria Rama as që ka pasur ndonjë skemë të re për përballimin e rritjes së çmimeve të lëndëve të para në tregun ndërkombëtar.
Dihet tani se çmimet u rritën shumë si pasojë e luftës në Ukrainë, kurse gjatë vitit 2024, eksportet e Shqipërisë ishin pothuajse në nivelin e vitit 2021. Rënia e eksporteve përgjatë këtyre dy viteve sigurisht që është përgjegjësi e qeverisë Rama.
Në asnjë vend të botës demokratike nuk ka mundësi të vijojë për të qenë ende kryeministër nëse ai ndodhet përballë një rënieje të tillë.
Asnjë justifikim nuk ka për një kryeministër kur ky ndodhet përballë një rënieje ekonomike si kjo që i ka ndodhur sot qeverisë Rama.
Atëherë, pse flet kot përditë ky kryeministër dhe nuk i jep mundësinë një individi të përgatitur, nga ata që janë të shumtë sot në Partinë Socialiste, sepse tani dihet që ata i kanë kryer studimet për ekonomi në vendet më të zhvilluara të Evropës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës?!
Ja, kjo është pikëpyetja për kryeministrin Rama, një pikëpyetje e tillë nga ato që ai duhet ta zgjidhë si detyrim historik përballë opinionit publik të Republikës së Shqipërisë.
Sepse aksioma demokratike është kjo;
Çdo rënie ekonomike në një shtet e merr me vete edhe kryeministrin që e ka drejtuar shtetin gjatë kësaj rënieje.