Monday

27-10-2025 Vol 19

5 pyetje dhe 5 përgjigjet e Bujar Kapexhiut për numrin 5 në Zjarr Televizion

Çyrykët, zarfet bosh, burgjet plot dhe vegjetimi politik

1: Në Dibër, në mitingun vetëm me gra e vajza, Rama tha, gjysma e burrave janë çyrykë. Ti Bujar, si dibran, çfarë mendon?!

B. K. – Rama ka të drejtë. Ai tha një mendim të saktë për të gjithë ata burra vërtet çyrykë që i lejojnë gratë dhe vajzat e tyre të marrin pjesë në atë miting e të dëgjojnë broçkullat e një çyryku. Ndërsa gjysma tjetër e burrave normalë e të mençur nuk i lejuan gratë e vajzat të qorrollisen në mitingun çyryk-çyryk.

2: Presidenti Regan ka thënë, nuk ka politikanë të moshuar dhe të rinj, por ka politikanë që punojnë dhe që vegjetojnë. Në cilin grup bën pjesë kryeministri ynë?

B.K. Si politikan në asnjë grup. As i moshuar e as i ri. Punon duke vegjetuar.

3: Shumë zarfe nga diaspora kanë arritur pa fletë votimi brenda. Zarfe bosh. Si mendon, ky boshllëk është defekt apo strategji?!

B.K. Si boshllëk i ngjan premtimeve elektorale të maxhorancës, pra e shoh si defekt zgjedhor. Por njëkohësisht ngjan edhe si strategji e përsëritur nga patronazhistët. Në zgjedhjet e kaluara mblidhnin kartat e identitetit në vend, ndërsa këtë radhë mbledhin fletët e votimit në diasporë. Zuzarllëqet e tyre nuk kanë kufi.

4: Po bëhen telefonata nga burgjet për të votuar maxhorancën. Mos vallë shpresojnë ndonjë amnisti?!

B.K. Ndoshta. Çfarë nuk ndodh me këtë maxhorancë, që si maxhorancë njerëzit e saj i ka maxhorancë edhe nëpër burgje. Shpreson për një amnisti për ti nxjerrë zullumqarët e saj nga burgjet e më pas ti fusë përsëri në burg për të mbajtur edhe aty nivelin e maxhorancës.

5: Shqiptaro-amerikanët do të paguajnë 6 milionë dollarë për lobim në USA që të pastrohen akuzat e sajuara nga qeveria jonë ndaj opozitës. SPAK deklaron që po e verifikon këtë kontratë. Mos vallë SPAK dyshon se janë dollarë false?!

B.K. Jo, miku im. SPAK-u i mençur dhe pse pak i vonuar, nuk dyshon kurrë që janë dollarë false. Por jam i bindur, dyshon që akuzat e qeverisë tonë për opozitën janë tërësisht false dhe përfitoj nga rasti të shpreh dëshirën që edhe hetimet për këto akuza të mos jenë false.

________________________________________________________________________________________________________________

perpjekjashqiptare.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *